Ministria e Shëndetësisë informon se është lansuar faqja e internetit ” Vakcinacija.mk”, edhe në gjuhën shqipe në të cilën qytetarët do të mund të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19.Çdo qytetar i interesuar që dëshiron të marrë një vaksinë kundër koronavirusit mund të aplikojë në faqen e internetit.
Qytetarët duhet të plotësojnë një aplikacion për të shprehur interesin për vaksinimin kundër COVID-19.Duke plotësuar formularin, ju regjistroheni direkt në sistemin kombëtar “Termini im”.
Të gjitha aplikacionet që do të mbërrijnë do të futen në këtë bazë të dhënash, e cila do të azhurnojë të dhënat ku mjeku amë do të shikoj për çdo pacient. Nuk ka nevojë që pacientët të kërkojn mjekun amë shtesë ose ta informojn mjekun amë se janë regjistruar për të marrë vaksinën.
Sipas orarit të dhënë në planin e vaksinimit, mjeku amë do t’i telefonojë dhe do t’i informojë për datën dhe kohën e saktë kur duhet të vaksinohen në pikën që ata do të zgjedhin gjatë regjistrimit. Vaksinimi është vullnetar dhe zbatohet në përputhje me strategjinë e vaksinimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mënyra e vetme për të mposhtur virusin është të vaksinoheni kundër COVID-19.Vaksinat janë zhvilluar në platforma të sigurta dhe të provuara mbi të cilat janë zhvilluar të gjitha vaksinat e tjera.
Linku i Faqës së internetit në gjuhën shqipe :http://www.vakcinacija.mk/alb