MINISTRI I SHËNDETËSISË, BEKIM SALI, REALIZOI TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E UNICEF-IT NË MAQEDONINË E VERIUT.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, realizoi takim me përfaqësuesit e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut. Në takim u diskutua rreth aktiviteteve të vazhdueshme të UNICEF-it, më konkretisht rreth aktiviteteve të Planit Strategjik Nacional (NATIONAL SRATEGY PLAN – RCCE), por edhe për COVID-19 dhe, veçanërisht, rreth temave që kanë të bëjnë me komunikimin për vaksinat kundër COVID-19.Plani i Strategjisë Kombëtare (RCCE) është përpiluar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë dhe ai i mbulon strategjitë dhe aktivitetet që kanë për synimin mbështetjen e vaksinimit, perceptimin e rrezikut, si dhe parandalimin e COVID-19. Po ashtu, përmes këtij plani, synohet të adresohet ndikimi dytësor në shërbimet e rutinës shëndetësore, në arsim, por edhe kujdesi për fëmijët dhe shërbime të tjera sociale, pa anashkaluar as shëndetin mendor, dhunën dhe ndikimin ekonomik në jetën familjare.UNICEF-i ka siguruar burime financiare për të mbështetur aktivitete rreth vetëdijesimit dhe komunikimit për vaksinat. Gjithashtu UNICEF-i ka siguruar fonde për fuqizimin e sistemit shëndetësor, duke përfshirë mjekësinë teleshëndetësore dhe mbledhjen e të dhënave mbi ndikimin e COVID-19 në shëndetin mendor

Сподели на:

Related Posts