Një mamograf i ri mobil është instaluar në Qendrën Shëndetësore Negotinë, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë. Për këtë qëllim, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, së bashku me ambasadorin, z. Angel Angelov, dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, znj. Teodora Genchovska, sot morën pjesë në dorëzimin e kësaj pajisjeje, vlera e së cilës është 140.000 euro.“Kështu, këtë procedurë diagnostifikuese, po e afrojmë te gratë edhe në vendbanime më të vogla dhe po fokusohemi në pjesën e preventivës, sepse diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë. Njëherazi po ndërmarrim masa për ta reduktuar kohën e pritjes për ekzaminime dhe për orare shtesë për mamografi dhe eho të gjirit. Paralelisht, bashkë me mjekët, institucionet shëndetësore dhe sektorin joqeveritar, do të vazhdojmë me zgjidhjen sistematike të qasjes në terapinë e re inovative, e cila mund ta shpëtojë jetën e shumë pacientëve”, tha ministri Sali.Përparësia e këtij mamografi është se është i lëvizshëm dhe, sipas nevojave, do të vihet në dispozicion edhe të grave të vendbanimeve të tjera më të vogla.
/**
*/