MINISTRIT TË SHËNDETËSISË BEKIM SALI, ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS ÇEKE JAROSLAV LUDVA.

Në atmosferë miqësore dhe konstruktive ka qenë takimi i sotëm i Ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, me Ambasadorin e Republikës Çeke Jaroslav Ludva. Takimi u përqendrua në shkëmbimin e përvojave dhe sfidave me të cilat përballen të dyja vendet në përballjen me pandeminë. Bashkërisht ranë dakord që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe thellohet edhe në të ardhmen, me theks në trajnimin e stafit mjekësor, si dhe ndihmën e mundshme nga donacionet nëse është e nevojshme. Ministri Sali shprehu falënderime për vizitën e Ambasadorit Ludva, duke shpresuar që këto takime të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke përmirësuar bashkëpunimin aktual në shëndetësi mes dy vendeve.

Сподели на:

Related Posts