SOT ËSHTË MBAJTUR TAKIM PUNE I MINISTRIT DR. BEKIM SALI, ZËVENDËSMINISTRIT DR. VLADIMIR RENDEVSKI ME PROFESORËT E FAKULTETIT TË MJEKËSISË NË SHKUP, PROF. DR. LAZE TODOROVIQ NGA KLINIKA PËR KIRURGJI PEDIATRIKE DHE PROF. ZORAN BOZHINOVSKI

Sot është mbajtur takim pune i Ministrit dr. Bekim Sali, Zëvendësministrit dr. Vladimir Rendevski me profesorët e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, prof. Dr. Laze Todoroviq nga Klinika për Kirurgji Pediatrike dhe prof. Zoran Bozhinovski nga Klinika e Ortopedisë.Në takim u diskutua për projektin e propozuar për qasje moderne kirurgjikale në trajtimin e pacientëve me paralizë cerebrale të moshës nga 1 deri në 18 vjeçare . Ky është një projekt që përfshin qasje ekipore të mjekëve specialistë nga Klinika e Ortopedisë, Klinika e Kirurgjisë Pediatrike dhe Klinika e Neurokirurgjisë, e cila do të përfshijë procedura komplekse kirurgjikale për korrigjimin e ecjes, uljen e spasticitetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së këtyre pacientëve.Projekti parashikon pajisjen e hapësirës, si dhe edukimin shtesë të specialistëve të kësaj fushe për ofrimin e kujdesit shëndetësor të nivelit të lartë për pacientët me paralizë cerebrale në vendin tonë.

Сподели на:

Related Posts