NË KLINIKËN E ORTOPEDISË PËR NJË JAVË JANË REALIZUAR ME SUKSES TRE IMPLANTIME TË INDIT KOCKO

Janë realizuar me sukses tre implantime të indit kockor nga donatorë të vdekur te pacientët me sëmundje të ndryshme në Klinikën për Sëmundje Ortopedike.

Te një vajzë 16-vjeçare me lëndim sportiv, doktor Alan Andonovski bëri një rikonstruksion të suksesshëm të ligamentit të kryqëzuar të përparëm nga donatori i vdekur.

Te një pacient 49-vjeçar i lënduar nga një rënie prej 13 metrash, doktor Aleksandar Saveski e ka lidhur pjesën e dëmtuar të frakturës me ind kockor nga donatori i vdekur.

Transplanti i tretë është te një pacient 27-vjeçar me sëmundje malinje-sarkoma Juing.  Duke hequr një pjesë të sëmurë të kockës, doktor Razeart Dalipi e zëvendësoi atë me ind të shëndetshëm kockor nga donatori i vdekur.

Për shumë pacientë, veçanërisht ata me tumore malinje, marrja e indeve të shëndetshme kockore nga donatorë të vdekur paraqet mundësi për jetë të re dhe më të mirë.

Сподели на:

Related Posts