Simpoziumi Multidisiplinor i Tumorit kushtuar diagnostikimit dhe trajtimit të tumoreve të mëlçisë.“Vendi ynë është një nga vendet e para në rajon, së bashku me Slloveninë, e cila tashmë e ka hartuar Deklaratën e Parë Nacionale për Luftë Kundër Kancerit të Mëlçisë, e cila mbështetet dhe zbatohet me ndihmë të vazhdueshme të Ministrisë së Shëndetësisë”, theksoi ministri, dr. Bekim Sali, në fjalimin e tij në këtë simpozium.Ai e përgëzoi Shoqatën e Radiologëve të Maqedonisë për idenë dhe organizimin e simpoziumit të tillë eminent multidisiplinor dhe shtoi se këto ngjarje janë të rëndësishme për të kontribuar në uljen e numrit të pacientëve të rinj me kancer dhe përmirësimin e trajtimit dhe mbijetesës së këtyre pacientëve.
/**
*/