U PROMOVUA APLIKACIONI I RI MOBIL, I VETËM I KËTIJ LLOJI, “BEBBO” U DEDIKOHET PRINDËRVE DHE FËMIJËVE TË MOSHËS 0-6 VJEÇ DHE KA TË BËJË ME SHËNDETIN DHE ZHVILLIMIN E TYRE.

Aplikacioni i ri mobil, i vetëm i këtij lloji, “Bebbo” u dedikohet prindërve dhe fëmijëve të moshës 0-6 vjeç dhe ka të bëjë me shëndetin dhe zhvillimin e tyre. Ai është në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

  • Na paraqet kënaqësi të jemi partnerë në krijimin e këtij aplikacioni, i cili ofron qasje të lehtë deri te informacionet gjithëpërfshirëse dhe të vërtetuara, si dhe në mjetet interaktive për zhvillimin dhe shëndetin e fëmijëv”, tha ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, në fjalimin e tij në promovimin e sotëm të aplikacionit “Bebbo”.

Ky aplikacion mobil është krijuar nga zyra rajonale e UNICEF-it për Europën dhe Azinë e Mesme dhe siguron këshilla profesionale, video, udhëzime dhe rekomandime të bazuara në shkencë .
Krijimi i aplikacionit “Bebbo” është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit mes sektorëve të më shumë aktorëve, si UNICEF-i, Bashkimi Europian, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Сподели на:

Related Posts