Fuqizimi i kapaciteteve të shtetit për një reagim më të mirë ndaj COVID-19 dhe kushteve tjera shëndetësore ishte tema e ngjarjes përmbyllëse për projektet e OBSH-së, me mbështetje nga USAID-i.
Ne po shënojmë suksese të përbashkëta në realizimin e projekteve të OBSH-së dhe USAID-it, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me OBSH-në dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kështu kemi arritur ta përballonim më me sukses luftën kundër KOVID-19 dhe rimëkëmbjen socio-ekonomike e cila erdhi si pasojë e pandemisë. Arritjet të cilat janë rezultat i këtyre projekteve në zhvillim e sipër do të shërbejnë si mbështetje në përcaktimin e qëllimeve prioritare të strategjisë 20 vjeçare të zhvillimit nacional nga viti 2023 deri 2042, theksoi Ministri i Shëndetësisë dr. Bekim Sali në një video prezantim përgjatë fjalimit të tij.