MINISTRI I SHËNDETËSISË , DR BEKIM SALI MORI PJESË NË “NË BOTËN TIME”- KONFERENCA NDËRKOMBËTARE QË U ORGANIZUA NGA ASHAM-I DHE SHOQATA “NË BOTËN TIME”

Integrimi i shkencës dhe arritjeve shkencore në praktikë dhe njohuri profesionale me qëllim të arritjeve më të mira të mundshme zhvillimore te fëmijët me çrregullime neurozhvillimore, te të cilët pandemia ka lënë një engram të qëndrueshëm në zhvillimin e përgjithshëm, ishte arsyeja për organizimin e konferencës së parë ndërkombëtare, që sot u organizua nga ASHAM-i dhe shoqata “Në botën time”.- Konferenca Ndërkombëtare „Gjendja e çrregullimeve neurozhvilluese në shtetin tonë: nevoja për inkuadrimin e standardeve në diagnostikim dhe trajtim“ është një mundësi e mirë për të fituar përvojë ndërkombëtare. Aty ligjërues të huaj e prezantojnë punën dhe njohuritë e tyre, një përvojë kjo që do të kontribuojë në avancimin e konsiderueshëm në këtë segment, duke ndjekur prirjet e reja, rrjetëzimin dhe kërkimet e detajuara, gjithë kjo me synim të përfitimit të shëndetit mendor të fëmijëve”, – theksoi ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, në kuadër të konferencës. – Qëllimi ynë i përbashkët është vendosja e standardeve europiane dhe botërore në diagnostikimin dhe prezantimin e metodave të reja diagnostikuese dhe terapeutike, – përfundoi Sali.

Сподели на:

Related Posts