Sot e përuruam fasadën e re energjetike me sipërfaqe prej 8600m2 dhe dritaret e reja të spitalit të Gostivarit.
Ky investim i rëndësishëm në vlerë prej 500 mijë eurosh – projekt i TAV-it, i realizuar përmes Qeverisë së RMV-së, ishte arsyeja e vizitës së sotme e ministrit Sali në këtë institucion bashkë me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bityqi, dhe drejtorin e përgjithshëm të TAV-it, Metin Batak.