Edhe një hap përpara në avancimin e fushave të specializuara që po bëhet ndërmjet Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Spitalit Klinik të Tetovës. Sot është dhënë autorizimi i ri për mentorim dhe edukim në fushën e kirurgjisë urologjike. Me këtë, për një periudhë relativisht të shkurtër, kemi siguruar autorizime për gjithsej 8 fusha, si: gjinekologji, pediatri, psikiatri, kardiologji, kirurgji e përgjithshme, mjekësi interne, mjekësi familjare dhe urologji. Në këtë drejtim tashmë kemi përgatitur ndryshimin e Programit për specializime dhe subspecializime, që nënkupton se të gjitha këto fusha të Universitetit Shtetëror të Tetovës do të përfshihen në shpalljen e radhës për specializime.
/**
*/