Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit sot ka lëshuar në përdorim një ndarës të ri të plazmaferezës qelizore. Kjo pajisje është blerë nga instituti nga fondet e veta dhe gjatë kësaj periudhe do të përdoret për dhurimin e plazmës konvalescente .
– Në një kohë kur ne jemi akoma duke u përballur dhe duke luftuar COVID-19, pajisja do të përdoret për të dhuruar plazma konvalescente , dhe pas përfundimit të pandemisë do të përdoret për të dhuruar plazma standarde dhe trombocitet. Plazma konvalescente mund të dhurohet nga një person që është shëruar nga koronavirusi. Me ndarësin e qelizave, ne po forcojmë ndjeshëm kapacitetin e Institutit tonë, tha drejtori i Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit dr.Sadulla Useini.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, u shëruan pesë pacientë me plazma të gjakut.
-Jam i kënaqur se i gjithë mundi , masat, kujdesi për shëndetin e pacientëve kan[ dhënë rezultate. Të gjithë institucionet shëndetësore publik janë në nivelë të detyrës. Ne kemi treguar ekspertizë, gatishmëri dhe mobilizim për tu mbrojtur kundër kësaj sëmundje të panjohur. Për shkak të gjithë kësaj, ne nuk kemi rënduar sistemin tonë shëndetësor. Kemi më shumë pacientë të rikuperuar sesa të infektuar. Le të vazhdojmë të zbatojmë rekomandimet. Mirnjohje për të gjithë pacientët e rikuperuar që dhuruan plazma të gjakut.
Ju bëj thirrje të gjithë atyre që mund të dhurojnë për ta bërë këtë. Le të shpëtojmë jetë dhe të kapërcejmë këtë krizë shëndetësore. Pacientët mund të kontaktojnë institutin në çdo kohë për metodën e dhurimit, theksoi Ministri i Shëndetësis Doc.Dr.Venko Filipçe.
Kush, si dhe kur mund të dhurohet një plazmë konvalescente ? Forma e donatorit COVID-19:http://itm.org.mk/…/%D0%B4%D0%B0-%D0%B3%D0%BE-%D0%BF%D0%B…/…