Bota po ecën në drejtim të normalizimit të plotë të jetës dhe lëvizjes së njerëzve që janë të vaksinuar, padyshim të gjithë janë të vetëdijshëm se kjo është mundësia e vetme për t’u kthyer në jetën normale, tha ministri Filipçe. Vetëm njerëzit e vaksinuar në vendet evropiane mund të hyjnë në ngjarje ose restorante. Vaksinimi kërkohet kudo si kriterium edhe kur udhëtoni, karantina nuk kërkohet për qytetarët e vaksinuar dhe në këtë mënyrë sigurohet një jetë më e lehtë dhe më e sigurt.
Në atë drejtim, ne jemi gati, veçanërisht me certifikatat. Puna intensive e ekipit të certifikimit u shpagua, tani ato certifikata të vaksinimit janë pranuar(njohur), tha ministri Filipçe.
Vendi ynë, në hapa me BE -në dhe të gjitha vendet e tjera në botë, po përpiqen për vaksinimin e popullatës dhe qëllimi kryesor në këtë moment është të arrihet imuniteti kolektiv që do të lejojë që jeta jonë të kthehet në normale sa më shpejt të jetë e mundur.