FILLOI VAKSINIMI PAPAGESË KUNDËR GRIPIT SEZONAL PËR GRUPET E RREZIKUARA TË POPULLSISË

Fillojmë me karvanin informativ për vaksinim, të cilët do të udhëtojnë tetë ditët e ardhshme  në 24 lokacione në të gjithë vendin, me mbështetjen e USAID-it, UNICEF-it dh  OBSH-së.

Nën moton „ Të mbrojtur së bashku – vaksinat ndikojnë“ karvani do t’u japë informacion komuniteteve lokale për të gjitha vaksinimet e rregullta.

Kundër gripit sezonal kemi siguruar 40 mijë vaksina papagesë, të cilat duke filluar nga sot mund të merren në Qendrat e Shëndetit Publik, dhe në Shkup në tri pika në poliklinika (Idadija, Gjorçe  Petrov dhe Bit Pazar), deklaroi ministri i Shëndetësisë , dr. Bekim Sali  në kuadër të ngjarjes që shënoi fillimin e karvanit.

Vaksinimi papagesë kundër gripit sezonal për  grupet e rrezikuara të popullsisë  filloi nga sot

në Qendrat e Shëndetit Publik në të gjithë vendin dhe njësitë e tyre rajonale në qytete. Në Shkup dhe në tri pika në poliklinika- Idadija, Gjorçe  Petrov dhe Bit Pazar

Qytetarët e interesuar nga grupet e rrezikut mund të regjistrohen përmes ueb-faqes vakcinacija.mk, deri më tani janë regjistruar mbi 27 mijë qytetarë. Gjatë ditës së djeshme përmes ‘’Termini im’’.

Më shumë se 12 mijë ftesa janë dërguar përmes sms me njoftim për takimin dhe pikën e vaksinimit.

Riujtojmë se vaksinimi papagesë kundër gripit sezonal nuk është patjetër, i destinuar për të moshuarit mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë nga 6 muaj deri në 5 vjeç.

Ministria u dërgoi shkres edhe mjekëve amë për t’i takuar qytetarët e interesuar për t’u regjistruar në sistemin e vaksinimit. Qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut mund të shprehin interesin e tyre duke plotësuar aplikacionin në linkun e mëposhtëm:

https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu?fbclid=IwAR06BSDGCR0NaKR8bJrWJ-mw1sDpmHFpJ5mOPTmZPSqzyiG8CNDddsSMmeM
Сподели на:

Related Posts