Kanceri i gjirit është sëmundja malinje më e shpeshtë te gratë dhe muaji tetor i kushtohet luftës kundër kancerit të gjirit, parandalimit dhe zbulimit të hershëm të tij. Me qëllim të diagnostikimit në kohë dhe zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje, Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1 nëntori vazhdon programi nacional i skriningut për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për gratë kur ato kanë shenja të ndryshimeve të gjoksit ose duhet të bëjnë kontroll dhe këto aktivitete inicohen për diagnostikim në kohë, pra që gruaja të arrije në kontrollë në kohë me qëllim për ta zbuluar kancerin e gjirit në fazën e hershme.
Gratë e grupmoshës nga 45 deri më 69 vjeç do të përfshihen në programin nacional të skriningut, të cilët nuk kanë bërë mamografi gjatë dy viteve të fundit, ndërsa gratë e moshës nga 40 deri më 44 vjeç, të cilët kanë një anëtar të familjes me kancer gjiri dhe ose një faktor shtesë rreziku tjetër, do të kenë mundësinë që me vetëiniciativë të regjistrohen për skrining mamografi në faqe të veçantë për këtë qëllim. Skrining mamografia është papagesë për gratë në program, participimin e mbulon Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu , janë inicuar ndryshime në mënyrën e udhëzimit dhe caktimit të kontrollit për mamografi, eko dhe biopsi ku radiologu do të mund të udhëzoj gruan me qëllim për të reduktuar kohën dhe rrugën e gruas nga kontrolla deri në trajtim
Në fazën përfundimtare është edhe lidhja e marrëveshjeve për blerjen e mamografëve të rinj bashkëkohor në bashkëpunim me Bankën Botërore për institucionet shëndetësore publike e cila e afron ndjeshëm këtë shërbim shëndetësor me vendbanimin dhe pikërisht përmes rajonalizimit, fokusi është vënë në diagnostikimin në kohë dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje malinje më të shpeshtë.