HAPJA E QENDRËS PËR OSTEOPOROZË DHE VËNIA NË PUNË E APARATIT TË RI PËR MATJEN E DENSITETIT KOCKOR

Hapja e Qendrës për osteoporozë dhe vënia në punë e aparatit të ri për matjen e densitetit kockor – osteodensitometrit, kjo ishte edhe arsyeja e vizitës që bëri sot Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti dhe Zëvendësministrja, Dr. Maja Manoleva, në SPQ-në „8 Shtatori”.

Dua të shpreh mirënjohjen time për këtë donacion të rëndësishëm nga agjencioni Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim nga Republika e Turqisë. Me futjen e këtij osteodensitometri do të përmirësohen kushtet për diagnostikimin dhe menaxhimin e osteoporozës, tha Mexhiti me rastin e hapjes së Qendrës për Osteoporozë dhe lansimit të aparatit të ri për matjen e densitetit kockor.

Сподели на:

Related Posts