Implementimi i master-planit për përmirësimin e kujdesit shëndetësor perinatal është arsyeja e punëtorisë së sotme, në të cilën mori pjesë ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, kryetarja e Komitetit për Amësi të Sigurt, prof. dr. Ana Daneva Markova, përfaqësues të OBSH-së, UNFPA, UNICEF, dhe punonjës të shëndetësisë.
Shteti shënon rënie të ndjeshme të vdekshmërisë perinatale nga 14,8 promilë në vitin 2017, 9.2 promilë për vitin 2021, ndërsa vdekshmëria neonatale në periudhën e njëjtë ka shënuar një rënie nga 7.4 promilë në 2.9 promilë dhe një rënie disi më të vogël të lindjeve të vdekura, nga 8.7 në 7.5 promilë. Shëndeti i nënave dhe i të porsalindurve është imperativ për çdo sistem të suksesshëm shëndetësor. Pikërisht zhvillimi dhe implementimi i master-planit për kujdesin perinatal është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta me OBSH-në, UNICEF, UNFPA, theksoi ministri Sali në fjalimin e tij.