JANË APLIKUAR MBI 20 MIJË DOZA TË VAKSINAVE KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Mbi 20 mijë doza të vaksinave kundër gripit sezonal janë aplikuar nga dita e djeshme në pikat e vaksinimit në gjithë vendin dhe tashmë janë caktuar 39 mijë termine. Vaksinimi, këtë vit, për herë të parë ka filluar në kohë, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur fillonte në nëntor, gjegjësisht në dhjetor. – theksoi ministri i Shëndetësisë, dr.Bekim Sali, në vizitën e sotme në Qendrën e Shëndetit Publik – Shkup.

Nga java e ardhshme ekipet e imunizimit nga qendrat shëndetësore do të fillojnë edhe me vaksinimin në terren, në shtëpitë e të moshuarve, ndërsa do të vaksinohen edhe pacientët nga qendrat e hemodializës.

Сподели на:

Related Posts