JANË REGJISTRUAR 14 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 155.071, 103 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –13 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:
Në 24 orët e fundit, janë kryer 1.489 teste, dhe 14 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në: Shkup – 10, Kumanovë, Kavadar, Resnje dhe Makedonski Brod – nga 1 rast.

Janë regjistruar 103 pacientë të rikuperuar nga:Shkup – 40, Strumicë – 8, Kumanovë dhe Kavadar – nga 7 , Ohër dhe Vinicë -nga 6 , Prilep dhe Kratovë – nga 4, Veles, Sveti Nikolë, Radovish dhe Berovë -nga 3, Manastir – 2, Shtip, Koçanë, Kërçovë , Negotinë, Kriva Pallankë, Dellçevë dhe Probishtipi – nga 1.

Gjithsej janë raportuar 13 persona të vdekur : 3 persona nga Shkupi (61, 76 dhe 86 vjeç) ,3 nga Gostivari (63, 69 dhe 83), 1 nga Strumica (80), 1 nga Kavadari (86), 1 nga Prilepi (70), 1 nga Koçani (76), 1 nga Tetova (68), 1 nga Gjevgjelia (50) dhe 1 nga Vallandova (72 vjeç).
Nga të raportuarit , 5 persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, dhe 8 të tjerët në kushte spitalore.

Janë kryer 1.489 teste përmes: ISHP-76, QSHP Shkup-0, QSHP Manastir-28, QSHP Prilep-0, QSHP Tetovë-0, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile-0, Mjekësia Ligjore-0, Laboratori i Spitalit Kozle-0 ,KU Pulmonologji me Alergologji-0, SP 8 Shtatori-5, Instituti i Mikrobiologjisë-0, MANU-0, Zhan Mitrev (Filip Vtori) -104, Avicena -159, Biotek-345, Sistina-121, laboratori Laor- 0, Sinlab-0, Remedika-30, Plodnost-44, Genea-0, Nikob lab-9, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta) – gjithsej 568.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 779.581 teste të Covid-19 .

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.071, numri i pacientëve të rikuperuar është 147.043, numri i vdekjeve është 5.342 dhe numri i rasteve aktive është 2.686.

Сподели на:

Related Posts