Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:
Në 24 orët e fundit, janë kryer 3.073 teste, dhe 46 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në: Shkup – 19, Radovish – 5, Prilep dhe Kërçovë – nga 4 raste, Kumanovë – 3, Strumicë, Manastir dhe Gostivar -nga 2 , Negotinë, Ohër, Strugë, Gjevgjeli dhe Berovë – nga 1.
Janë regjistruar 147 pacientë të rikuperuar nga: Shkup- 73, Kumanovë – 18, Prilep – 17, Strumicë, Shtip dhe Koçanë – nga 5 , Manastir dhe Veles –nga 4 ,Vinicë – 3, Negotinë dhe Probishtip – nga 2 , Radovish, Gostivar, Tetovë, Kavadar, Resnje, Bogdanc, Krushevë, Demir Hisar dhe Kratovë – nga 1.
Gjithsej janë raportuar 14 persona të vdekur: 8 persona nga Shkupi (56, 61, 69, 70, 71, 79, 79 dhe 85 vjeç), 2 persona nga Gostivari (62 dhe 70) ,2 nga Kërçova (59 dhe 83) ,1 nga Kumanova (84) dhe 1 nga Tetova (60). Nga të raportuarit, 6 persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, dhe 8 të tjerët në kushte spitalore.
Janë kryer 3.073 teste përmes: ISHP-446, QSHP Shkup-48, QSHP Manastir-48, QSHP Prilep-115, QSHP Tetovë-16, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile-0, Mjekësia Ligjore-1, Laboratori i Spitalit Kozle-21 , KU Pulmonologji me Alergologji-0, SP 8 Shtatori -8, Instituti i Mikrobiologjisë-18, MANU-144, Zhan Mitrev (Philip II) -135, Avicenna-315, Biotek-376, Sistina-200, laboratori Laor- 418, Sinlab-45, Remedika-41, Plodnost-34, Genea-12, Nikob lab-2, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta) – gjithsej 630.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 782.654 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.117, numri i pacientëve të rikuperuar është 147.190, numri i vdekjeve është 5.356 dhe numri i rasteve aktive është 2.571.