JANË REGJISTRUAR 83 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 154.804, 259 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –2 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:

Në 24 orët e fundit, janë kryer 2.704 teste, dhe 83 raste të reja të COVID-19 u regjistruan në: Shkup – 40, Prilep – 8, Kumanovë dhe Ohër -nga 6 , Tetovë dhe Radovish – nga 5 , Manastir – 3, Strugë dhe Kërçov – nga 2, Kavadar, Strumicë, Sveti Nikolë, Berovë, Demir Hisar dhe Pehçevë – nga 1.

Janë regjistruar 259 pacientë të rikuperuar nga: Shkup – 128, Kumanovë – 25, Manastir – 21, Tetovë dhe Strumicë – nga 10, Vinicë – 9, Prilep – 8, Shtip – 7, Kërçovë – 6, Veles- 5, Gostivar- 4, Resnje, Radovish dhe Dibër – nga 3 , Kavadar, Koçanë, Gjevgjeli, Negotinë, Berovë dhe Probishtip – nga 2, Ohër, Sveti Nikolë, Kriva Pallankë, Bogdanci dhe Demir Hisar -nga 1.

Gjithsej janë raportuar 2 persona të vdekur: 1 person nga Shkupi (67 vjeç) dhe 1 person nga Kavadari (80 vjeç). Nga të raportuarit, të dy kanë ndërruar jetë në spital.

Janë kryer 2.704 teste përmes: ISHP-252, QSHP Shkup-67, QSHP Manastir-70, QSHP Prilep-40, QSHP Tetovë – 8, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile-3, Mjekësia Ligjore-0, Laboratori i Spitalit Kozle-0 , KU Pulmonologji me Alergologji-2, SP 8 Shtatori-7 , Instituti i Mikrobiologjisë-57, MANU-90, Zhan Mitrev (Philip II) -146, Avicenna-218, Biotek-406, Sistina-212, laboratori Laor- 304, Sinlab-42, Remedika-26, Plodnost-29, Genea-7, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta) – gjithsej 718.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 760.498 teste të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.804, numri i pacientëve të rikuperuar është 146.302, numri i vdekjeve është 5.232 dhe numri i rasteve aktive është 3.270.

Сподели на:

Related Posts