Klinika Psikiatrike Universitare me rastin e Javës Botërore të Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor (18-22 maji) thekson rëndësinë e promovimit të shëndetit mendor, veçanërisht gjatë pandemisë aktuale me Covid-19.
-Këtë vitë , java për sensibilizimin e shëndetit mendor është pak më ndryshe nga ato të mëparshmet , për shkak të sfidave me të cilat po përballemi të gjithë, që lidhen me ndryshimin e zakoneve dhe stilin e jetës tonë, të shkaktuar nga pandemia globale me Covid-19. Për këtë qëllim, në periudhën e ardhshme do të organizohen disa aktivitete për promovimin e shëndetit mendor dhe parandalimin, të destinuara për të gjithë popullsinë si dhe grupe të caktuara të rrezikut, siç janë të moshuarit, fëmijët dhe adoleshentët, grupe të ndryshme në rrezik në ritje të dhunës. , njerëz të cilët tashmë janë duke u trajtuar për çrregullime mendore, si dhe punonjësit shëndetësor të cilët investojnë të gjithë potencialin e tyre njerëzor për t’u marrë me pandeminë, dhe për të ruajtur dhe përmirësuar gjendjen shëndetësore të popullatës, informojnë nga Klinika e Psikiatrisë.
Në planin afatgjatë njerëzit që janë infektuar ose kanë simptoma të sëmundjes Covid-19 mund të jenë në rrezik nga sëmundjet mendore të tilla si :depresioni, ankthi, lodhja dhe çrregullimi i stresit post-traumatik pas trajtimit.
Klinika shpjegon se infeksionet e rënda të koronavirusit mund të sjellin pasoja psikologjike, duke përfshirë efekte të mundshme direkte në sistemin nervor qendror, shkallën e kompromisit fiziologjik, për shkak të oksigjenit të ulët në gjak, reagimit imunitar dhe ndërhyrjeve mjekësore, dhe arsye të tjera që lidhen më gjerë në ndikimin shoqëror, përfshirë izolimin shoqëror, ndikimin psikologjik të një sëmundjeje të re, të fortë dhe potencialisht fatale, shqetësimet për infeksionin nga njerëzit e tjerë dhe stigmën.
Thirrni mjekun, psikiatrin ose psikologun tuaj nëse stresi është i pranishëm gjatë aktiviteteve tuaja ditore për disa ditë me radhë dhe nuk jeni në gjendje të gjeni një mënyrë për të trajtuar atë.
Për të përmirësuar shëndetin mendor, Klinika Psikiatrike ka hapur disa linja telefonike, të destinuara për mbështetje psikologjike të të rriturve në izolim, për nënat në shtatzëni dhe pas lindjes, për prindërit e fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore, adoleshentë, prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara, si dhe një linjë telefonike për mbështetje psikologjike në gjuhën shqipe.
Numrat e telefonit nga linjat e mbështetjes psikologjike:
– të rriturit në izolim 072 919 009
– nënat në shtatzëni dhe pas lindjes 078 378 766
– prindërit e fëmijëve parashkollorë dhe të moshës shkollore 072 912 676
– adoleshentët 078 378 728
– prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara 070 291 574
– mbështetje psikologjike në gjuhën shqipe 070 291 657
Periudha e hapjes së linjave telefonike ka treguar se ato ishin të nevojshme nga shumë qytetarë që po përjetojnë për herë të parë vështirësi mendore, si dhe nga njerëz që kanë tashmë përvojë me shërbime e shëndetit mendor.