Cfarë është HIV/SIDA dhe si të mbroheni
1 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Luftës kundër HIV/SIDA
KUJDESU PËR VETEN
Çka është HIV?
HIV eshte virus që shkakton imunodeficiencë humane.Prania e virusit HIV në organizmë sjell asgjësimin e mundësisë mbrojtëse(imunitetit),për çka organizmi bëhet i pafuqishëm të mbrohet nga sëmundjet dhe inferksionet e ndryshme.
Çka është SIDA?
SIDA është sëmundja që paraqet etapën e fundit të infektimit me HIV. Simptomat më të shpeshta të saj janë: humbja e peshës, djersitja, këputja, infeksionet mikroorganike, shenjat në trup, diarreja, gjëndrat e ënjtura limfatike, ethet. Kjo sëmundje më së shpeshti manifestohet edhe me paraqitjen e infeksioneve të muskërive të bardha, paraqitja e tuberkulozit ose sëmundje malinje, ndërsa përfundon me vdekje.
Si transmetohet virusi HIV?
– Përmes gjakut dhe produkteve të gjakut të infektuara me virusin.
– Nga përdorimi i gjilpërave të përdorura, shiringave dhe pajsijeve të tjera për injektimin e drogës ose ilaçeve si dhe nga përdorimi i instrumenteve të pasterelizuara medicinale.
– Nga transfuzioni i pakontrolluar i gjakut ose i produkteve të gjakut.
-Përdorimi i instrumenteve josterile për tatuazh ose mjete shpuese të trupit për arsye estetike.
– Nga shfrytëzimi i pajisjeve të huaja për higjienë personale(brushë për dhëmbë, brisk,kruajtëse, penj për dhëmbë).
-Nga intervenimi mjekësor pa mbrojtje adekuata(dorëza dhe syze).
Nga kontakti seksual pa mbrojtje(prezervativ)
– Me marrëdhënie seksuale anale.
-Me marrëdhënie seksuale vaginale.
-Me marrëdhënie seksuale orale.
Përcjellje e sëmundjes bëhet edhe nga nëna pozitive me HIV të fëmija.
– Gjatë shtatzënisë.
-Gjatë lindjes.
-Gjatë gjidhënies.
Me HIV mundtë infektohet gjithkush-pa dallim gjinie, moshe, orientimi seksual, etnie, religjioni ose niveli i arsimit.
A shërohet HIV/SIDA?
Nuk ekziston ilaç për HIV/SIDA.
Ekzistojnë ilaçe që e ngadalësojnë sëmundjen, por nuk e shërojnë atë.
Si të mbrohem nga HIV-SIDA?
-Me adaptimin të sjelljes personale.
-Praktikimi i marrëdhenieve të sigurta seksuale dhe të përdorni prezervativ.
– Përdorimi i pajsijeve për injektim vetëm një herë.
-Përdorimi i pajisjeve për higjenë personale.