MUNDËSI TË BARABARTA DHE PËRFSHIRJA E PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA PRIORITET I MSH-SË DHE I QEVERISË

Në Qeverinë e RMV-së është  shënuar  3 Dhjetori- Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të veçanta, bashkërisht theksuan kujdesin për mbrojtjen shëndetësore të personave me aftësi të veçanta, duke i aplikuar të gjitha metodat e mjekimit dhe lehtësimit të trajtimit të tyre.

– Synimi ynë është reformimi i reparteve të vjetra dhe hapja e të rejave në qendrat shëndetësore për diagnostikim dhe ndërhyrje me qëllim të monitorimit të zhvillimit të fëmijëve që në moshë të vogël.

Nga 10 trupat e planifikuar profesionalë, deri më tani janë hapur dy në Shkup dhe nga një në Manastir, Gostivar dhe Strumicë, ndërsa përgatitjet për hapjen e tyre edhe në Shtip, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Pehçevë janë drejt përfundimit. Deri më tani janë kryer mbi 2000 vlerësime dhe në të njëjtën kohë ka filluar dhënia e vlerësimeve të kontrollit.” -tha ministri, Bekim Sali, në kuadër të manifestimit për shënimin e kësaj dite që u mbajt sot në Qeverinë e RMV-së.

Сподели на:

Related Posts