Është hapur një linjë telefonike për këshillim për personat me demencë dhe për përkujdesësit e tyre.
Nga Klinika Universitare e Neurologjisë informojnë se pacientët mund të telefonojnë në numrin 075 / 277-806 në ambulancën për demencë për këshillim nga ora 11:00 deri në orën 13:00 ditën e hënë dhe ditën e mërkurë.
Personat më të moshuar janë posaçërisht të ndjeshëm ndaj krizave dhe fatkeqësive natyrore, dhe kjo për fat të keq po dëshmohet në këtë kohë kur të gjithë po jetojmë një rutinë të përditshme ndryshe për shkak të një pandemie të shkaktuar nga koronavirusi COVID-19.
Më shumë se 50 milion njerëz në të gjithë botën jetojnë me demencë dhe në çdo 3 sekonda diagnostikohet nga një rast i ri . Njerëzit me demencë kanë qasje të kufizuar në informacion dhe fakte në lidhje me pandeminë COVID-19, dhe e kanë të vështirë t’i mbajnë mend rekomandimet për sjellje dhe mbrojtje të sigurt (p.sh. vendosja e maskës) ose t’i kuptojnë informacionet për shëndetin publik (respektimi i kohës së caktuar me orën policore).
Pa qëllim dhe si pasojë e vetë sëmundjes, mosrespektimi i paralajmërimeve dhe rekomandimeve për distancimin shoqëror, i ekspozon ato ndaj një rreziku më të madh dhe mundësie për infektim.