MBI 200 FËMIJË TË VAKSINUAR NË KUADËR TË FUSHATËS SË MINISTRISË SË SHËDETËSISË DHE OBSH-së “DERË MË DERË”

Më shumë se 200 fëmijë deri më tani janë vaksinuar në vend për vaksinime rutinore të humbura dhe më shumë se 4,000 broshura informative janë shpërndarë si pjesë e fushatës së përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Derë më derë”. Fushata filloi më 24 prill të vitit 2023 si pjesë e Javës Evropiane të Imunizimit 2023 dhe po zbatohet me mbështetjen financiare nga BE.Në të janë përfshirë më shumë se 30 ekipe mjekësore, të cilat deri në fund të këtij muaji janë planifikuar të vizitojnë 2,900 familje në mbi 120 vendbanime.Ekipet e përbëra nga profesionistë shëndetësorë paraqesin përfitimet e imunizimit, në të njëjtën kohë gjithashtu administrojnë edhe vaksinat kundër Covid-19 dhe vaksinimin rutinë.

Сподели на:

Related Posts