Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, po merr pjesë në një takim të nivelit të lartë për shëndetësinë dhe migracionin, i cili po mbahet sot dhe nesër në Stamboll të Turqisë, organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.- Për ne është veçanërisht e rëndësishme të sigurohet që migrantët dhe refugjatët jo vetëm të kenë qasje në shërbimet shëndetësore kur u nevojiten, por edhe që këto shërbime të përshtaten me ndryshimet demografike në shoqëri, duke respektuar plotësisht të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e migrantëve”, tha ministri Sali në fjalën e tij.Në margjinat e takimit, ai u takua me Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, të cilin e falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për avancimin e sistemit shëndetësor, ndërsa u diskutua edhe për aktivitetet dhe planet e ardhshme për forcimin e bashkëpunimit me OBSH-në.Dr. Kluge i dhuroi ministrit Sali një mirënjohje për sistemin shëndetësor dhe punonjësit shëndetësorë të vendit tonë në luftën kundër COVID-19.
/**
*/