Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, së bashku me Zëvendësministrin dr. Vladimir Rendevski, punonjësit shëndetësorë dhe Odën e Mjekëve, sot shënuan 12 Marsin – Ditën Evropiane të ndërgjegjësimit për dhunën ndaj punonjësve shëndetësorë.- Sot ne përqendrohemi në kujdesin vetëmohues për pacientët që është vendimtar që nga dita e parë në trajtimin e pandemisë. Është e papranueshme në shekullin e 21-të të ketë situata të sulmeve ndaj punonjësve shëndetësorë dhe personalisht do të përpiqem për mbrojtje më të madhe të mjekëve dhe të gjithë punonjësve shëndetësorë, theksoi Ministri Sali. Për këtë arsye, tashmë është në proces harmonizimi i Ligjit për Kujdesin Shëndetësor dhe Kodit Penal në pjesën e dispozitave penale për sulme ndaj zyrtarëve.- Personalisht do të përpiqem që këto ndryshime ligjore të miratohen dhe zbatohen në praktikë sa më shpejt të jetë e mundur, theksoi Ministri Sali dhe shtoi se është vendimtar bashkëpunimi me Odën e Mjekëve, si dhe me Odën e Stomatologëve dhe Farmacistëve. Ministria e Shëndetësisë vazhdon të thellojë këtë bashkëpunim nga i cili do të përfitojnë të gjithë punonjësit shëndetësorë.
/**
*/