Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot në Tetovë mori pjesë në simpoziumin kushtuar trajtimit të kancerit të mushkërive, e cila është mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave të pedagogëve dhe profesorëve të njohur nga vendi dhe jashtë vendit në fushën e kirurgjisë torakale.Në simpozium të pranishëm ishin edhe Zëvendësministri i Arsimit prof. dr Lulzim Aliu, rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës prof. dr. Reshat Qahili, rektori i Universitetit të Thrakisë prof. dr. Erhan Tabakoglu, si dhe koordinatorët prof. dr Sahmedin Sali dhe dr. Levent Ismaili.- Urime organizatorëve, Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Thrakisë nga Republika e Turqisë për organizimin më të mirë të simpoziumit të sotëm, i cili është një hap shtesë përpara në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet mjekëve në fushën e kirurgjisë torakale dhe avancimin e mëtejshëm të kujdesit shëndetësor të pacientëve. Klinika Universitare për Sëmundje torakale, si institucion publik shëndetësor i nivelit terciar ndjek trendet në këtë fushë dhe ky bashkëpunim dhe mbështetje e ndërsjellë ka për qëllim inkurajimin e stafit shkencor dhe profesional në trajtimin e sëmundjeve në fushën e kirurgjisë torakale dhe ofron një gamë të plotë shërbimesh për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve komplekse të kraharorit, me fokus të veçantë në metodat kirurgjikale minimale invazive – theksoi Ministri Sali.
/**
*/