MINISTRI I SHËNDETËSISË, DR. BEKIM SALI, SË BASHKU ME KOORDINATOREN NACIONALE TË TRANSPLANTIT, DR. MAJA MOJSOVA MIJOVSKA, E HAPËN PUNËTORINË E PARË TAIEX

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, së bashku me Koordinatoren Nacionale të Transplantit, dr. Maja Mojsova Mijovska, e hapën punëtorinë e parë TAIEX për përforcimin e kapaciteteve të sistemit nacional të transplantit, e cila organizohet nga BE-ja, Ministria e Shëndetësisë dhe Koordinatorët Nacionalë të Transplantit.”Transplantimi është kurora e sistemit shëndetësor. Ajo është mundësi për jetë të një grupi të vogël të rëndësishëm të pacientëve, që nuk kanë mundësi tjetër për shërim. Dhe, të mos e harrojmë anën më të rëndësishme e transplantimit – ai është humanizmi. Mundësia që t’i dhuroni dikujt jetë në momente kur shuhet jeta e një të afërmi tuaj është diçka që të nderon më së shumti” – tha ministri dr. Bekim SaliPlanet e Ministrisë së Shëndetësisë janë që ta vazhdojë zhvillimin e transplantimit të shumë organeve me numrin më të madh të mundshëm të donatorëve në nivel vjetor. Transplantimi i veshkave, zemrës dhe indeve kockore duhet të vazhdojë të bëhet në mënyrë rutinore dhe deri në fund të vitit të bëhet transplantimi i mëlçisë, si dhe transplantimi i kornesë në Klinikën për Sëmundje të Syrit. Projekti për bankën e indeve do të përfundojë kah mesi i vitit të ardhshëm, me çka do të krijohen mundësi për zhvillimin e transplatimit të grafteve vaskulare.”Kjo konferencë është e dedikuar për pjesën e detektimit të pacientëve me vdekje të trurit, për diskutimin me familjet dhe për gjithçka që në fakt paraqet rolin e një koordinatori spitalor në procedurën e transplantimit, që – sipas meje – është ndoshta është një nga rolet më të vështira dhe më komplekse në gjithë këtë” – tha dr. Mojsova.+9See insights

1251254 comments4 sharesLikeCommentShare

Сподели на:

Related Posts