Me rastin e Ditës së Flamurit, në shenjë simbolike, ministri i Shëndetësisë, Dr.Bekim Sali i nënshkroi sot 19-të autorizime për 19 mjekë dhe profesorë të fushave të ndryshme të mjekësisë, me çka autorizohet kuadri i UT-së dhe i Spitalit Klinik të Tetovës për mentorim dhe edukim të kuadrove të rinj në 6 fusha të ndryshme të specializimit, si:
1. Gjinekologji
2. Pediatri
3. Psikiatri
4. Kardiologji
5. Kirurgji të përgjithshme
6. Mjekësi interne.
Kjo ndodhë për herë të parë në historikun e UT-së dhe Spitalit Klinik të Tetovës.
Duke e uruar festën e Flamurit, ministri Sali u ka dëshiruar punë të mbarë mentorëve të rinj dhe suksese specializantëve të rinj.
.