MINISTRI SALI MORI PJESË NË HAPJEN E QENDRËS SË SHËNDETIT MENDOR DHE PSIKO-SOCIALE

“Kryqi i Kuq është partneri ynë i përhershëm në avancimin e kujdesit shëndetësor në vend. Me kënaqësi të veçantë mora pjesë në hapjen e sotme të Qendrës së Shëndetit Mendor dhe Mbështetjes Psiko-Sociale në kuadër të Kryqit të Kuq.

Ministria po përgatit program të veçantë, në kuadër të të cilit parashikohet hapja e qendrave të shëndetit mendor si formë joinstitucionale e mjekimit. Së fundmi, e kemi hapur Qendrën e Shëndetit Mendor në Koçan, po bëhen përgatitje për hapjen e qendrës së tillë në Manastir, si dhe të një qendre dedikuar të rinjve.” – theksoi dr. Bekim Sali sot në hapjen e Qendrës së Shëndetit Mendor në kuadër të Kryqit të Kuq.

Сподели на:

Related Posts