MINISTRI SALI MORI PJESË NË NGJARJEN EDUKATIVE RRETH METODAVE TË REJA BASHKËKOHORE NË TRAJTIMIN E INSUFIENCËS VENOZE KRONIKE

Ministri i Shëndetësisë, dr.Bekim Sali, mbrëmë mori pjesë në ngjarjen edukative rreth metodave të reja bashkëkohore në trajtimin e insuficiencës venoze kronike, ku morën pjesë mjekë nga disa institucione shëndetësore të vendit. Ngjarja u mbajt në Spitalin e Specializuar për Sëmundjet Kardiovaskulare – Ohër.

Ky institucion publik shëndetësor është i vetmi që gjatë 11 viteve të fundit ka punuar vazhdimisht me program të rregullt, me procedura endovaskulare të venave varikoze me ablacion me radiofrekuencë dhe programi së fundmi është pasuruar me procedurë endovaskulare jo termale – VenaSeal.

Сподели на:

Related Posts