“Sot e mora dozën e tretë të vaksinës “Pfizer” dhe ndjehem shumë mirë. Për të gjithë qytetarët që kanë dyshime për vaksinimin, nga kjo qendër akademik së bashku me rektorin, profesorët dhe studentët, duam të përcjellim mesazhin se vaksinimi është i sigurt dhe është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Dua të apeloj se në vendin tonë qytetarët kanë nevojë për veprime shtesë, gjegjësisht stimulim të vaksinimit, sepse nuk mund të themi se jemi të kënaqur me përqindjen aktuale të të vaksinuarve që ashtu t’i afrohemi liberalizimit të masave mbrojtëse nga Covid-19”, tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.Iniciativa për fushatën e sotme të vaksinimit ka ardhur nga fakultetet, me të cilët kemi dërguar mesazh të përbashkët se është e nevojshme të rritet mbulimi me imunizimin, gjë që do të ndihmojë në hapjen e pikës së vaksinimit në UKIM, e cila do të jetë e hapur sot dhe çdo ditë pune. Të gjithë studentët e interesuar mund të vaksinohen këtu.Është një apel i përbashkët për të gjithë të rinjtë që të motivohen për t’u vaksinuar. Zgjedhja është individuale, por njohuritë dhe provat shkencore tregojnë se ndërlikimet e rënda parandalohen, ndonëse ky infeksion nuk zgjedh moshë dhe mund të përfundojë fatalisht.
/**
*/