MINISTRI SALI NË TAKIM ME ODAT E MJEKËVE: NDRYSHIMET DHE PLOTËSIMET E LIGJIT PËR MBROJTJEN SHËNDETËSORE

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbrojtjen Shëndetësore, në kuadër të reformave aktuale në kujdesin primar shëndetësor, aktiviteti plotësues dhe puna plotësuese e mjekëve, veprimtaria farmaceutike dhe kujdesi ndaj shëndetit dentar, ishin ndër temat e takimit të përbashkët të ministrit të Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, me përfaqësues të Odës Mjekësore, Farmaceutike dhe Stomatologjike.

Kemi rënë dakord që t’i qasemi implementimit të sistemit më efikas dhe disponueshmërisë së shërbimeve në nivelin primar, që farmacistët të ofrojnë shërbime të kujdesit primar, gjë që do të luajë një rol të rëndësishëm në skriningun e popullatës. – tha ministri Sali në fjalimin e tij.

Сподели на:

Related Posts