NË BASHKËPUNIM ME UNICEF-IN, SOT FILLOI E AKTIVITET I RI I RËNDËSISHËM NË DREJTIM TË TRAJTIMIT TË DEZINFORMATAVE PËR VAKSINIMIN

Në bashkëpunim me UNICEF-in, sot po e shënojmë fillimin e aktivitetit të ri të rëndësishëm në drejtim të trajtimit të dezinformatave për vaksinimin, i cili ndikon ndjeshëm në vlerësimin e qytetarëve për imunizim. – Për këtë qëllim kanë filluar trajnimet e përfaqësuesve të mediave, për të cilët shprehim falënderimet tona për angazhimin dhe ngarkesën e tyre gjatë periudhës së kaluar të pandemisë, për çka shprehim respekt – tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në trajnimin e parë nga nëntë trajnimet e planifikuara, që synojnë trajtimin e dezinformatave rreth vaksinimit.Ministri Sali e theksoi angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ta përforcuar këtë bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe mediave, me qëllim të informimit të saktë dhe në kohë të qytetarëve, veçanërisht nga ekspertët.- Shëndeti publik është në krye të prioriteteve tona të përbashkëta dhe ne jemi të detyruara të veprojmë bashkë dhe të koordinuar – shtoi Sali.

Сподели на:

Related Posts