Në Entin për Rehabilitimin e Dëgjimit, të Folurit dhe Zërit me mbështetjen e Republikës së Bullgarisë është siguruar një audiometër klinik më bashkëkohor.Me këtë pajisje përmirësohet ndjeshëm cilësia në diagnostikimin e dëmtimeve të dëgjimit, si dhe në trajtimin e personave me implant koklear.
Një pjesë e funksionimit së audiometrit tashmë është vënë në përdorim në fushën e audiometrisë tonale, ku frekuenca e pacientëve është rreth 10 në ditë.
– Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Nikolaj Milkov, si dhe për Ambasadën e Republikës së Bullgarisë, për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, – tha Ministri i Shëndetësisë dr. Bekim Sali, gjatë vizitës së sotme në institut.