Janë realizuar me sukses tre implantime të indit kockor nga donatorë të vdekur te pacientët me sëmundje të ndryshme në Klinikën për Sëmundje Ortopedike.
Te një vajzë 16-vjeçare me lëndim sportiv, doktor Alan Andonovski bëri një rikonstruksion të suksesshëm të ligamentit të kryqëzuar të përparëm nga donatori i vdekur.
Te një pacient 49-vjeçar i lënduar nga një rënie prej 13 metrash, doktor Aleksandar Saveski e ka lidhur pjesën e dëmtuar të frakturës me ind kockor nga donatori i vdekur.
Transplanti i tretë është te një pacient 27-vjeçar me sëmundje malinje-sarkoma Juing. Duke hequr një pjesë të sëmurë të kockës, doktor Razeart Dalipi e zëvendësoi atë me ind të shëndetshëm kockor nga donatori i vdekur.
Për shumë pacientë, veçanërisht ata me tumore malinje, marrja e indeve të shëndetshme kockore nga donatorë të vdekur paraqet mundësi për jetë të re dhe më të mirë.