NËN ORGANIZIM TË KOMISIONIT NACIONAL TË DIABETIT NË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË, ËSHTË REALIZUAR TAKIM PROFESIONAL NË TEMËN “QASJA MULTIDISIPLINORE NË TRAJTIMIN E DIABETIKËVE”

Nën organizim të Komisionit Nacional të Diabetit në Ministrisë së Shëndetësisë, është realizuar takim profesional në temën “Qasja multidisiplinore në trajtimin e diabetikëve”.“Kujdesi për këtë kategori pacientësh është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ne vazhdimisht investojmë në avancimin e kushteve për trajtimin e pacientëve me diabet. Përfshirja aktive e mjekëve të kujdesit shëndetësor primar, si dhe kujdesi shëndetësor sekondar mund të ndikojë në ndryshimin e zakoneve të këqija në stilin e jetesës, si dhe në diagnostikimin e hershëm të diabetit të tipit 2.“Mjeku i Kujdesi Shëndetësor Primar, respektivisht mjeku familjar, përmes skriningut te personat me rrezik për diabet, mund ta zbulojë në kohë paradiabetin, me qëllim që të parandalohet, pra të prolongohet fillimi i diabetit të tipit 2 dhe, në këtë mënyrë, të prolongohen komplikimet, të cilat, për fat të keq, te disa persona tashmë ekzistojnë gjatë diagnostikimit”, deklaroi ministri, Bekim Sali.

Сподели на:

Related Posts