NËN ORGANIZIMIN E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË, MBAHET PUNËTORIA DY DITORE PËR PËRGATITJEN E STRATEGJISË KOMBËTARE PËR SËMUNDJET E RRALLA

Në punëtori morën pjesë përfaqësues të Shoqatave për Sëmundje të Rralla, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekspertë nga Komisioni për Sëmundje të Rralla, MPPS, MASH, FSSH dhe MALMED.

Në periudhën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Shoqatën për Sëmundje të Rralla, mbajtën një sërë takimesh dhe konsultimesh me institucionet kompetente, gjithashtu organizuan edhe punëtori për përgatitjen e strategjisë së parë  kombëtare për sëmundjet e rralla në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi ynë i përbashkët është harmonizimi i propozim strategjisë si dokument kyç dhe strategjik me të gjitha palët e interesuara, pas së cilës do t ‘i dorëzohet për miratim Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Сподели на:

Related Posts