NJOHJA E SHENJAVE TË GODITJES NË TRU-SHËNOHET DITA BOTËRORE E GODITJES NË TRU

Njohja e shenjave të goditjes në tru është me rëndësi të jashtëzakonshme, me qëllim të transportimit të pacientit në kohë në qendrën më të afërt ku ofrohet terapia trombolitike, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat e sulmit. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sulmit në Tru, në ngjarjen e organizuar sot, ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, e theksoi përkushtimin e Shoqatës për Luftën Kundër Infarktit në Tru për ta rritur ndërgjegjësimin në këtë fushë. Ministria e Shëndetësisë investon vazhdimisht në diagnostifikim, ashtu së fundi kemi lëshuar në përdorim angiograf të ri në Institutin e Radiologjisë, me qëllim që të kemi rezultat më të mirë të tromboktomive që mund të trajtohen menjëherë.

Сподели на:

Related Posts