PAVARSISHT KONSUMIT TË SHTUAR TË TERAPIS,ANTIKOAGULANTE KLEXANE DHE XARELTO,KA MJAFTUESHËM NË VEND

Konsumi i terapisë antikoagulante në vend është trefishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por furnizuesit po bëjnë përpjekje për të siguruar sasitë e kërkuara dhe aktualisht nuk ka mungesë të një terapie të tillë në farmaci dhe spitale.

-Pavarësisht se këtë vit tre herë më shumë barna konsumohen nga diapazoni i terapisë antikoagulante, e cila përfshin barna të tilla si Klexan dhe Xarelto, për momentin nuk ka mungesë të këtij lloji të terapisë as në spitale dhe as në barnatore. Konsumi i shtuar është për shkak të faktit se këto barna përfshihen si terapi për pacientët me Covid 19 të cilët kanë probleme të caktuara të gjakut, thotë Ministri Dr.Venko Filipçe.

Furnizuesit e këtij lloji të barnave në furnizimin e tyre të planifikuara për vitin 2020 kanë planifikuar importin e sasive shumë më të vogla të këtyre barnave, por me rritjen e konsumit, po bëhen përpjekje shtesë të furnizimit dhe deri më tani nuk ka asnjë problem në shpërndarjen.

-Problemi nuk është vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën.Kërkesa për barna të këtij lloji është rritur në mesin e prodhuesve dhe rezervimet shtesë bëhen nga të gjitha vendet. Nuk kemi mungesë të këtyre barnave në vendin tonë .Farmacia klinike ka në dispozicion vazhdimisht për të gjitha spitalet dhe Qendrat Covod, dhe shpërndarja shkon rregullisht në barnatoret në të gjithë vendin, thotë Filipçe.

Gjatë javës tjetër, sasi shtesë të Klexan do të dorëzohen në farmacinë klinike në Shkup dhe ka sasi të mjaftueshme të barnave edhe për barnatoret dhe spitalet e tjera në vend.

Сподели на:

Related Posts