Konsultimet nacionale për reduktimin e marrjes së kripës në ushqim, me prezantimin e draft programit me plan veprimi për zvogëlimin e marrjes së kripës përmes ushqimit në Maqedoninë e Veriut (2023-2027), ishte tema e punëtorisë së sotme, të cilën e hapi ministri. i Shëndetësisë, Dr.Bekim Sali.
Punëtoria u realizua në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik, Qendrat e Shëndetit Publik, si dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, si organ inspektues dhe institucion i autorizuar për rregulloret që lidhen me sigurinë e ushqimit
– Angazhimi ynë i përbashkët është ta zvogëlojmë rrezikun ndaj shëndetit për shkak të marrjes së madhe të kripës, duke marrë parasysh se të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik na tregojnë pa mëdyshje se marrja e kripës është dukshëm mbi rekomandimet ndërkombëtare., – theksoi ministri Sali në fjalimin e tij.
Në ngjarje u drejtua dhe dr.Ane Johansen, përfaqësuesja speciale e OBSH-së për Maqedoninë e Veriut , tregoi hapat prioritare për zbatimin e programit.
Konsumi i kripës tek popullsia e rritur në vend është të paktën dyfishi i rekomandimeve të OBSH-së. Marrja e tepërt e kripës në trup ka efekt të dëmshëm në shëndetin e njeriut.