Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi i drejton të gjitha përpjekjet drejt afirmimit dhe avancimit të statusit dhe rolit të punonjësve shëndetësorë në shoqëri. Gjatë tre viteve të fundit, punonjësit e shëndetësisë dhe bashkëpunëtorët shëndetësorë kanë punuar me përkushtim dhe me përpjekje mbinjerëzore në frontin e pandemisë COVID, duke ofruar ndihmë dhe luftuar për shëndetin dhe jetën e çdo pacienti.
Ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, duke pasur parasysh rolin e pazëvendësueshëm të profesionistëve shëndetësorë, qartë dhe pa mëdyshje thekson qëndrimin se ata meritojnë gjithë respektin tonë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të ulen mjetet financiare nga shtesat e tyre, si shtesat për detyrën dhe punën e natës.
Njëkohësisht, përcjellim qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së RMV-së se nuk ka plane për inkuadrimin e projekteve të pagesave të bazuara në rezultate.
Ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, së bashku me përfaqësuesit e dy sindikatave të shëndetësisë, si dhe përfaqësues nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë dhe Shoqata e infermierëve, do t’i prezantojnë këto qëndrime para Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Ministrisë së Financave, me qëllim për t’i dhënë prioritet kësaj çështjeje, d.m.th. për të gjetur mjete për rritjen e pagave, me referencë të veçantë për infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë dhe bashkëpunëtorët e arsimit të mesëm.