Nga 1 janari i vitit 2023 rritet vlera e pikës së kapitacionit për mjekët e përzgjedhur në mjekësinë e përgjithshme dhe në gjinekologji prej 63,00 në 75,00 denarë. Për stomatologët e përzgjedhur pika rritet nga 48,00 denarë në 61 denarë, kjo për personat e siguruar shtesë. Ky është rezultat i angazhimit dhe diskutimeve shumëmujore me Odën e Mjekëve të RMV-së, Odën e Stomatologëve, Shoqatën e Mjekëve Privatë dhe shoqatat e tjera profesionale të kësaj fushe.
Në këtë drejtim vazhdojmë me aktivitete për përmirësimin e statusit të mjekëve dhe sigurimin e kujdesit më të mirë shëndetësor për pacientët.
/**
*/