SALI: DHURIMI I GJAKUT ËSHTË AKTI MË I LARTË I ALTRUIZMIT, UROJ QË TË GJITHË TË KEMI SHËNDET TË MIRË DHE TË DHUROJMË GJAK

Me organizimin e aksionit të dhurimit të gjakut, në të cilin edhe unë personalisht dhurova gjak, këtu në Çifte Amam, në Çarshinë e Shkupit, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Transfuzive, po e fillojmë këtë aksion” – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në aksionin e sotëm të dhurimit të gjakut në prag të 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetit.“Qëllimi i këtij aksioni të dhurimit të gjakut, në të cilin po marrin pjesë edhe kolegë të tjerë nga Qeveria e RMV-së, zëvendësministri , drejtorë dhe punonjës të kompleksit të klinikave, është një kontribut i përbashkët në afirmimin e dhurimit të gjakut, si akti më i lartë human, dhe njëkohësisht përmes shembullit personal, dhurimit të gjakut, për të ndihmuar në shpëtimin e jetës së dikujt”, theksoi Ministri Sali.Njëkohësisht ai falënderoi të gjithë dhuruesit e gjakut për humanizmin dhe solidaritetin e treguar.Prej Institutit të Mjekësisë Transfuzive informuan se përkundër pandemisë me COVID-19, vitin e kaluar është regjistruar numri më i madh i njësive të dhuruara të gjakut në Institut, gjithsej 50.906 njësi gjaku, që është tregues i përkushtimit në organizimin dhe realizimin e dhurimit të gjakut.

Сподели на:

Related Posts