Sistemi shëndetësor nuk mund të funksionojë nëse nuk kemi mjetet e nevojshme për të punuar në kohë të duhur, nëse sistemi i resurseve njerëzore nuk funksionon siç duhet, nëse nuk ka kush të tregojë rregullat që dalin nga rregulloret që lidhen me kujdesin shëndetësor dhe sigurimin shëndetësor , për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar, mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, këtë e theksoi Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Jusuf Hasani, në trajnimin e organizuar nga Shoqata e Avokatëve të Shëndetësisë dedikuar drejtorëve të ISHP-së, juristëve dhe ekonomistëve.Ai gjithashtu e theksoi rolin e tyre të rëndësishëm në rregulloret që u referohen rregullave në fushën e farmacisë, si dhe rregulloreve të tjera që prekin institucionet shëndetësore dhe sistemin shëndetësor në përgjithësi gjatë funksionimit/punës së tyre.„Ne, punonjësit shëndetësorë, e njohim, e pranojmë dhe e kuptojmë këtë. Kjo, në të vërtetë, e përcakton rolin tuaj në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor si një pjesë e rëndësishme e funksionimit të duhur dhe efikas të tij”, theksoi dr. Hasani në fjalën e tij për këtë manifestim.
/**
*/