SEKRETARI SHTETËROR HASANI NË PREZANTIMIN E STUDIMIT PËR NDIKIMIN E MASAVE TË COVID-19 NË MËNYRËN E TË USHQYERIT TE FËMIJËT

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë dr. Jusuf Hasani  , së bashku me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, mori pjesë në një prezantim të studimit me temën “Ndikimi i masave të COVID -19 (karantina dhe mbyllja e shkollave) në mënyrën e të ushqyerit të fëmijëve”.

Në këtë ngjarje u prezantuan rezultatet e studimit në aspektin e hulumtimit sasior – anketës në terren me prindër dhe adoleshentë, si dhe hulumtim cilësor me fokus grupe me qytetarë.

Ky takim ka për qëllim qasjes shumësektoriale në verifikimin e rezultateve dhe rekomandimeve nga analiza. U diskutuan hapat e ardhshëm për përmirësimin e rezultateve të marra nga analiza, me theks në përmirësimin e mënyrave që lidhen me të ushqyerit e fëmijëve, si dhe zbulimin e mangësive dhe projektimin e aktiviteteve brenda sistemit shëndetësor. Studimi është realizuar me mbështetjen e UNICEF-it dhe USAID-it.

Сподели на:

Related Posts