SISTEM I RI MË BASHKËKOHOR PËR TOMOGRAFI KOMPJUTERIKE ËSHTË VËNË NË FUNKSION NË KLINIKËN E PULMOLOGJISË

Sistem i ri më bashkëkohor për tomografi kompjuterike është vënë në funksion në Klinikën e Pulmologjisë. Ky është fuqizim i dukshëm i kapaciteteve të Klinikës, që nënkupton qasje më të shpejtë të pacientëve në procedurat diagnostiko”, – theksoi Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, në promovimin e sotëm të qendrës së re kompjuterike të Klinikës.Pajisjet janë siguruar përmes fondeve IPA, në kuadër të mbështetjes financiare të BE-së për furnizim me pajisje mjekësore.Për këtë qëllim, në Klinikë është punësuar edhe kuadër profesional i cili do të punojnë me pajisjet – katër radioteknologë dhe dy mjekë specialistë radiologë. Paralelisht me këtë furnizim, Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë me fonde të veta, është furnizuar me aparat më të ri digjital RTG, me çka institucioni është pajisur me aparaturën më të re, ashtu që për pacientët është mundësuar qasje më e shpejtë në procedurat e nevojshme diagnostike.

Сподели на:

Related Posts